Lirim Mehmetaj: “Dy veta e kanë suspenduar Kuvendin e Kosovës deri sot – Millosheviqi më 1989 dhe Kurti më 2026”

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës,raporton Faktiditor

Në reagimin e tij, Mehmetaj ka bërë një krahasim politik mes situatës aktuale dhe ngjarjeve të vitit 1989, duke shkruar:

“Dy veta e kanë suspendu Kuvendin e Kosovës deri sot: Më 1989 Slobodan Millosheviqi e ka suspendu Kuvendin e Kosovës, ndërsa Albin Kurti e suspendoi më 2026.”

Deklarata e gazetarit vjen në kohën kur Kuvendi i Kosovës vazhdon të përballet me ngërç institucional dhe mungesë të konstituimit të plotë, një situatë që ka nxitur reagime dhe përplasje të shumta në skenën politike.

Statusi i Mehmetajt ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, ku krahasimi i bërë prej tij është komentuar gjerësisht nga qytetarë dhe përfaqësues të jetës publike./Faktiditor.info/

By admin7