Ilir Latifi dorëzohet përballë brazilianit Nascimento

631

Ilir Latifi është dorëzuar mbrëmë përballë Rodrigo Nascimentos, në luftën e vlefshme për UFC 224 në peshat e rënda.

Luftëtari brazilian fitoi me vendim unanim të referëve, 29-28, 28-29, 29-28, njofton MMA Mania, e cila njëherësh e postoi edhe një video të vendimit për fituesin, shkruan “Gazeta Express”.

Latifi e dha maksimumin e tij në luftën brenda “kafazit”, por që kjo ishte e pamjaftueshme për të pasi kundërshtari Nascimento ishte më i mirë dhe në fund fitoi me meritë.

Latifit i mbetet të punojë për t’u rikthyer më i fortë në sportin e arteve të përziera marciale, kurse Nascimento e shijoi një tjetër fitore në karrierë. /Gazeta Express/

Comments