Shtetasja e Shqipërisë dyshohet se u dhunua nga një burrë në Pejë
Një shtetase e Shqipërisë dyshohet se u dhunua nga një burrë.
Viktima e shoqëruar nga nëna e saj, rastin e ka raportuar në polici.
Sipas organeve të rendit, dyshohet se rasti ka ndodhur të shtunën në një shtëpi të pabanuar në Pejë.
“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktima të dërgohet te mjeku për ekzaminim, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.