Protesta e të punësuarve në Higjienën Komunale ka shkaktuar kaos mbeturinash në Shkup

215

Kryeqyteti I stërmbushur me mbeturina (Atmosferw ). Për të tretën ditë me radhë punëtorët e “Higjienës komunale” nuk kanë mbledhur mbeturinat nga kontejnerët duke lënë kështu që çdo pikë grumbullimi mbeturinash të kundërmojë erë të keqe disa metra larg tyre. Qytetarët druajnë për përhapjen e ndonjë sëmundje infektive, posaçërisht këtë periudhë kur temperaturat ditore pritet të rriten edhe më shumë. Të anketuarit e ALSAT kërkojnë që autoritetet komunale të zgjidhin këtë çështje me qëllim që problemi të mos bëhet edhe më i madh.

“E shihni dhe vetë, si nuk pengon? Njëherë mënyra se si I lëmë mbeturinat nuk është mirë. Normalisht që mund të përhapet ndonjë sëmundje, pastaj këtu ka shumë qen, mace, fëmijë ka. Duhet të ketë ndonjë zgjidhje, ndoshta dhe ata që protestojnë kanë të drejtë nuk mundem të ndërhyjë mirëpo edhe kështu nuk është mirë. Këtë javë pritet të bëhet edhe më nxehtë, dhe do jetë edhe më problem”.

“Kohë e nxehtë, fëmijët lëvizin për rreth këndej dhe kjo gjë pengon. Çfarë të bëjmë, njerëzit protestojnë duhet të ju pranohen kërkesat. Këto ditë që pritet të ketë mot shumë të nxehtë, të rriten temperaturat mos dhashtë Zoti ndonjë virus, sëmundje të paraqitet. Do kisha kërkuar që qyteti, apo Higjiena Komunale, ta zgjidh problemin me të punësuarit…sepse qytetarët e vuajnë problemin që ata e kanë mes vete”.

“Katastrofë gjendja. Edhe për ata punëtorët është mëkat që nuk marrin paga. Ishalla nuk përhapet ndonjë sëmundje”.

“Shumë më pengon dhe më vjen çudi pse është kështu. Unë jetoj atje, dhe nuk mundem të dal aq shumë sa pengon”.

Punëtorët e higjienës komunale do të vazhdojnë të bojkotojnë punën derisa nuk përmbushen kërkesat e tyre të cilat kanë të bëjnë me rritjen e pagave dhe kthimin në punë të rreth 100 të punësuarve të cilët u shkarkuan nga ana e drejtoreshës së ndërmarrjes publike “ Higjiena Komunale”. /Alsat.mk

Comments