Grabitje në Gjilan, një person gjendet pa ndjenja në shtëpinë e tij
Një person është gjetur pa ndjenja dje në shtëpinë e tij, dyshohet se persona të panjohur kanë hyr në shtëpinë e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa ende nuk dihet se çfarë është grabitur.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin.
”Gjilan 09.07.2023-03:58. Viktima mashkull kosovar është gjetur në shtëpinë e tij pa ndjenja pasi që dyshohet se persona të panjohur pasi kanë depërtuar në shtëpinë tij, të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime dhe kanë kryer veprën e cekur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa ende nuk dihet se çfarë është grabitur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.” thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/