Apasiev fyen punonjësit shqiptarë të higjienës, i quan “bitangi” të BDI-së
Kryetari i së Majtës, Dimitar Apasiev që ka 4 këshilltarë në Këshillin e Qytetit të Shkupit, thotë se njëzet e më shumë punonjës të NP “Higjiena Komunale” nga radhët e BDI-së janë arsyeja pse nuk janë grumbulluar mbeturinat në kryeqytet.
Ai me statusin e tij në Facebook ka zbuluar se cili është problemi që prej ditësh i shqetëson shkupjanët.
“Tërë kryeqyteti i një shteti anëtar të NATO-s është peng i 20 ‘bitangave’ të BDI-së që për 15 vjet ‘dolën’ në turnin e tretë në punë dhe tani u thanë të shkoni në turnin e parë, pra zotni, janë ofenduar!?
(Kjo është arsyeja pse është bllokuar grumbullimi i mbeturinave në Shkup)
p.s. Bagëtitë e korruptuara LSDM-DPMNE lejuan që i gjithë sistemi të varej nga një parti kriminale me lidhje mafioze. Plehra të qelbur!”, ka shkruar Apasiev.(INA)