ASH, BESA, AAA bashkë 10% – BDI 8%, këto janë rezultatet e anketës së re
Sondazhi i ri i zhvilluar nga Qendra për Hulumtime Anketuese të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Maqedoninë e Veriut tregon mbështetje në rritje për anëtarësim në BE, nivel të ulët të besimit në sundimin e së drejtës dhe dallim në drejtimin e lëvizjes në nivel lokal dhe kombëtar.
Ndërsa të pyetur nëse këtë të diel do të mbaheshin zgjedhjet, përgjigjja e të anketuarve është si më poshtë:
VMRO-DPMNE: 19%
LSDM: 11%
BDI: 8%
ASH: 5%
Besa: 4%
E Majta: 4%
PDT: 1%
Alternativa: 1%
Asnjërën: 15%.
Sondazhi u krye në emër të Qendrës për Hulumtime Kërkimore nga Brima firmë për hulumtime të tregut (anëtare e grupacionit KANTAR). Të dhënat u mblodhën nga 8 prilli deri më 4 maj 2023, duke përdorur metodë kampionimi të shtresuar me shumë faza përmes intervistave ballë për ballë në shtëpitë e të anketuarve. U anketua mostër përfaqësuese kombëtare prej 1204 të anketuarve, të moshës 18 vjeç e lart.