Begaj dekreton Taulant Ballën Ministër të Brendshëm

316

Presidenti Begaj ka dekretuar propozimet e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Bledi Çucit dhe emërimin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme

Kryeministri Edi Rama vendosi të shkarkojë nga detyra Bledi Çuçin pas ngjarjes në Borizanë të Fushë-Krujës, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan me shkopinj dhe shkelma dy persona të tjerë dhe shkak u bë sherri për guroren.

Pas kësaj, shefi ekzekutiv ka propozuar emrin e Taulant Ballës për drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Ndërkohë, kreu i shtetit Bajram Begaj tashmë dekretoi emrin e dërguar nga Rama.

Comments