Bajrami: Qeveria nuk ka ndarë asnjë cent për familjet e dëmtuara nga vërshimet

168

Deputetja e LDK-së, Hikmete Bajrami, ka thënë se Qeveria e Kosovës edhe sot e kësaj dite nuk ka ndarë asnjë cent për familjet e dëmtuara nga vërshimet, në fillim të këtij viti, në Skenderaj, Istog dhe Mitrovicë.

Qeveria e Kosovës edhe sot e kësaj dite nuk ka ndarë asnjë cent për familjet e dëmtuara nga vërshimet, në fillim të këtij viti, në Skenderaj, Istog dhe Mitrovicë. Qeveria edhe mund të harroj se çka ndodhi në disa komuna në Kosovë në fillim të këtij viti, por ata që janë prekë drejtëpërdrejtë, atyre që uji e balta u pat marrë shtepitë e bizneset nuk harrojnë kurrë. A din qeveria e rekordeve të të hyrave buxhetore me na tregu pse? Pse sillet kështu me qytetarët e saj?!”, ka shkruar Bajrami në facebook.

Comments