Ndërron jetë Musadik Pajaziti, i dënuar në rastin “Lagja e Trimave” në Kumanovë

518

Sonte në orët e vona të mbrëmjes pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur në burg Musadik Pajaziti nga fshati Hotël i Komunës së Likovës.

Musadik Pajaziti ishte i dënuar me 12 vite burg për rastin e “Lagjes së Trimave” që ndodhi në Kumanovë më 9 dhe 10 maj në vitin 2015.

Vdekjen e Musadik Pajazitit e kanë konfirmuar familjarët e tij./TS

Comments