Paralajmërim nga Serbia: Vuçiq ia kalon Sheshel-it e Millosheviqit, kujdes se çfarë planesh ka me Dodikun dhe Patriarkun e KOS-it

312

Lideri i Serbisë Qytetare dhe Liberale Nemanja Millosheviq ka folur për situatën aktuale politike në Serbi, lëvizjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq lidhur me lobimin kundër Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë dhe paralajmëroi për lëvizjet e regjimit në Beograd dhe Banja Lukë me mbështetjen e Kishës Ortodokse Serbe.

“Ajo që Vuçiq, me shoqërimin “muzikor” të Dodikut dhe kreut të Kishës Ortodokse Serbe, ka bërë dy muajt e fundit në lidhje me Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, është vaudevil klasik progresiv-radikal. Ndeshja politike është e vetmja disiplinë në të cilën Vuçiq noton si peshku në ujë. Si gjithmonë, ai po përpiqet të arrijë disa pika në një temë. Para së gjithash, ai paraqitet para publikut serb të mahnitur nga temjani si mbrojtësi i popullit dhe shtetit serb, i vetëm kundër të gjithëve, Princ Llazar i shekullit XXI. Nga ana tjetër, me sukses fsheh fajtorët, ideologët dhe nxitësit e vërtetë të luftës së përgjakshme të viteve 1990, pas gjithë popullit dhe shtetit serb” ka thënë ai për Slobodna Bosna.

Ai mendon se Serbia duhet ta kishte inicuar idenë për miratimin e Rezolutës, për të qenë sponsori i saj i parë, e jo të bëjë lufta kundër kësaj rezolute siç edhe po bën aktualisht.

“Është një hap i rëndësishëm në procesin e ballafaqimit me të kaluarën dhe krijimit të një kulture të kujtesës. Është e rëndësishme të individualizosh fajin, por edhe të distancohesh qartë nga regjimi i mishëruar nga Slobodan Millosheviqi dhe babai politik i Vuçiqit, Vojsllav Sheshel”.

Nemanja Millosheviq ka hedhur kritika edhe ndaj Kishës Ortodokse Serbe.

Thotë se KOS merret me të gjitha çështjet, përveç çështjeve të besimit dhe të shpirtit njerëzor.

“Ajo ka të bëjë me kthimin e Serbisë dhe qytetarëve serbë në mesjetë. KOS e imponon shenjtërinë si version totalitar të etnofiletizmit, në mënyrë agresive dhe pa kompromis, me pëlqimin e plotë të regjimit të Vuçiqit. Kjo politikë karakterizohet nga një rritje e vazhdueshme e tensioneve në rajon, duke pasur parasysh idenë e një shteti të madh mesjetar serb që përfshin Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjë dhe Hercegovinën”.

Comments