Fane Rugova, presidentes Osmani: Ti po e vazhdon ruajtjen e miqësisë me Amerikën sikur presidenti Rugova
Presidentja Vjosa Osmani sot ka vizituar familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Velani të Prishtinës. Ajo shkoi atje për t’ia uruar Ditën e Presidentit që ishte shpallë nga vetë ish-presidenti Rugova.
Bashkëshortja e ish-presidentit Rugova, Fanë Rugova, duke i uruar edhe Osmanit Ditën e Presidentit, i tha se e përcjell punën e saj dhe u shpreh se i vjen mirë që presidentja “di të ruajë miqësinë me Amerikën”.
“Përcjellim punën e juaj të përditshme e që keni shumë punë. Më vjen mirë që dini me e rujtë miqësitë, e sidomos me shtetet e huaja, sidomos me Amerikën që ka pasë pasion Presidenti, atë e vazhdoni edhe ju. Më vjen mirë që zhvilloni dhe formoni edhe miqësi të reja ju si presidente e vendit se shumë jeni të angazhuar sidomos në planin ndërkombëtar. Më vjen mirë sa herë ju shoh me shtete të reja, formoni miqësi të reja. Dhe moto e presidentit ka qenë shteti nuk mbahet pa miqësi”.