Kryeministrja e Danimarkës sulmohet në rrugë nga një person me thikë

426

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen është sulmuar në rrugë në Kopenhagen, nga një burrë që raportohet se e goditi me grushte.

Sulmuesi, njoftojnë autoritetet, është arrestuar menjëherë pas ngjarjes. Ai ishte i armatosur edhe me një thikë.

Kryeministrja, jeta e së cilës nuk është në rrezik, tha se ishte e “tronditur” nga ajo që ndodhi.
Zyra e kryeministrit Mette Frederiksen nuk bëri asnjë deklaratë të mëtejshme për këtë incident. Policia në kryeqytetin danez konfirmon ngjarjen, por nuk ka asnjë koment.

Comments