Deputetët e Selës nuk votuan ligjin e VMRO-DPMNE-së për riorganizimin e ministrive

308

Deputetët e Aleancës për Shqiptarët të prirë nga Ziadin Sela nuk votuan ndryshimet e propozuara nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për Ligjin e Organizimit të Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, gjegjësisht ministrive.

Ky vendim i 4 deputetëve të ASH-së së Selës nuk është një një vijë me deputetët e tjerë të Frontit Evropian, që votuan propozimin e partisë më të madhe maqedonase. Megjithate, zëdhënësi Arben Zeqiri theksoi se ASH-ja mbetet pjesë e Frontit Europian.

“Deputetët e Aleancës për Shqiptarët nuk do të marrin pjesë në seancë dhe nuk do të votojnë ndryshimet ligjore sepse nuk pajtohemi me atë propozim. Ne mbetemi pjesë e Frontit Europian, për këtë qëllim edhe përfaqësuesi jonë mori sot pjesë në takimin e Frontit Evropian me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, por njëkohësisht ruajmë edhe autonominë tonë si subjekt dhe ruajmë qëndrimin tonë për tema që nuk pajtohemi siç janë këto ndryshime ligjore”, tha për gazetën LAJM, zëdhënësi i ASH-së, Arben Zeqiri.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme është mbajtur një takim mes përfaqësuesve të grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Fronti Europian. Në takim, siç thuhet në njoftimin e Frontit Europian, ishin të pranishëm Aleksandar Nikolloski, Vllado Misajlovski, Nikolla Micevski dhe Stefan Andonovski, ndërsa nga koalicioni Frontit Evropian ishin Menduh Thaçi, Blerim Bexheti, Faton Ahmeti dhe Elmi Aziri. Por, ky i fundit nuk eshte pajtuar me pjesen tjeter te kolegeve te tij per mbeshtetjen e nismes ligjore te Mickoskit. (INA)

Comments