Hipokrizia ndërkombëtare me Kosovën!

1,668

Pa dorashka

Përqallja e pështirosur e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë gjenocidiale tashmë duket hapur dhe qartë sesi ata i kërkojnë Kosovës ta krijoj Asociacionin për t’i ngopur apetitet serbe me një shpallje të “Republikës Srpska”, duke e shkëputur kështu veriun e saj si ndërhyrje e rëndë dhe shkelje e sovranitetitt dhe integritetit territorial.

Ky është absurdi i sharlatanëve ndërkombëtarë që kërkojnë nga Kosova se për të mbretëruar paqja dhe stabiliteti në Ballkan u duhen shkëputur copa territoresh të saj për t’i kënaqur apetitet e babëzitura shoviniste serbe me tokë shqiptare!

NATO dhe ndërkombëtarët nuk e çliruan Kosovën nga agresorët serb më 1999 për t’i shpërblyer serbët nga disfata 25 vjet më vonë!
Ata duket sikur duan të thonë se tani e ka radhën Serbia të shpërblehet nga “gabimi ynë” që bëmë me ta kur i dëbuam ushtrinë dhe policinë serbe nga Kosova dy dekada më parë!
Me këtë ndryshim të kursit politik duke e përkdhelur dhe lejuar çetnikun Vuçko të ndërmarrë aksione terroriste siç ishte rasti i Banjës, ndërkombëtarët duket se janë penduar që dëbuan agresorët serbe nga Kosova dhe sot duan t’i ofrojnë Serbisë një vend të rezervuar në BE, si shfajësim për Pavarësinë e kontrolluar të Kosovës.

Ndaj dhe ky insistim i ndërkombëtarëve për krijimin Asociacionit për serbët lokal kuptohet si baraspeshë për pavarësinë e mbikqyrur dhe të kontrolluar të Kosovës.

Kjo është politika e hipokrizisë dhe dyftyrësisë së ndërkombëtarëve që nga njëra anë dëbuan një ushtri gjakatare nga Kosova 25 vite më parë, por që tani duan të shfajësohen me një Asociacion si “ëmbëlsirë” për çetnikët e Beogradit duke i shkulur një pjesë të territorit shqiptar për kënaqur apetitet të hegjemonisë serbe në Ballkan.

Nga ky konkluzion mund të shihet qartë pse Kosovës nuk i lejohet të rris kapacitetet mbrojtëse të ushtrisë dhe numrit të nevojshëm të FSK-së, si garantë dhe gardianë te integritetit territorial të Kosovës nga çdo agresion i mundshëm i fqinjëve të saj verior.

Hilja e ndërkombëtareve duket sheshit atë e lexojnë edhe fëmijët e lëre më liderët langaraqë dhe servilë që për hir të pushtetit nuk e thonë të vërtetën para popullit, sesi ndërkombëtarët na detyrojnë ta pranojmë shkëputjen e veriut nga pjesa tjetër e vendit për t’i kënaqur serbët me një “Republika Srpska”! Medai Shaholli

Comments