QMK: Gjithnjë e më shumë thirrje për prani të gjarpërinjve në vendbanime

299

Çdo ditë ka raportime për gjarpërinj në zonat e populluara në Maqedoni. Qendra për menaxhimi me kriza (QMK) bën me dije se në vend nuk ka asnjë shërbim të specializuar për kapjen dhe largimin e sigurt të gjarpërinjve.

Nga QKM thonë se më parë qytetarët ankoheshin se nuk kishin ku të drejtohen për mbrojtje nga gjarpërinjtë, ndërsa tani që u ofrohet ky shërbim nga persona që merren privatisht, ata ankohen se ky shërbim nuk është falas.

Ndërkohë nga QMK-ja nënvizojnë se është sezona e zjarreve, andaj zjarrfikësit nuk mund të ndërhyjnë për këtë lloj rastesh specifike dhe të rralla. Ata rekomandojnë që qytetarët të lëvizin me kujdes në natyrë.

Comments