Tifozët serbë vazhdojnë me skena të turpshme në “EURO 2024”

316

Pasi shkaktuan probleme dhe dhunë jashtë stadiumit para ndeshjes me Anglinë, tifozët serbë kanë vazhduar me probleme edhe në ndeshjen e xhiros së dytë.

Skena të turpshme janë parë në ndeshjen mes Sllovenisë dhe Serbisë.

Tifozët serbë në pjesën e dytë nuk kanë ndalur hedhjet në fushën e lojës.

10 minuta para fundit folësi zyrtar ua ka tërhequr vërejtjen shikuesve për hedhjen e gjësendeve.

Kishte hedhje të shumta kur Zan Karnicnik shënoi golin e epërsisë për Slloveninë.

Ato nuk u ndalën edhe kur Erik Janza tentonte të riniste lojën në një periudhë të takimit, madje aty në sfond shihej edhe flamuri me hartën e Kosovës dhe me ngjyra të Serbisë që shkruan në të: “Nuk do të dorëzohemi”.

Ndeshja përfundoi 1-1, me kombëtaren serbe që shënoi në sekondat e fundit të kohës shtesë./GazetaExpress/

Comments