Dëshpron Anglia, barazon me Danimarkën
Anglia ka dëshpruar në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian, duke barazuar me Danimarkën.
Rezultati përfundimtar në ”Deutsche Bank Park”, në Frankfurt, ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.
Harry Kane i dha epërsinë Anglisë në minutën e 18-të.
Shifrat i barazoi Morten Hjulmand në minutën e 34-të, me një supergol nga distanca.
Anglia vazhdon të jetë lidere në Grupin C, me katër pikë, e ndjekur nga Sllovenia dhe Danimarka me nga dy pikë, kurse Serbia është e fundit me 0 pikë./IndeksOnline/