Portugalia kalon në raundin tjetër të Euro 2024, mposht Turqinë
Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Euro 2024.
Portugezët fituan 3:0 ndaj Turqisë në një ndeshje tejet të fortë të zhvilluar nga ekipi i Roberto Martinezit, shkruan Indeksonline
Qysh në pjesën e parë Portugalia tregoi fuqinë e saj, duke shënuar dy gola me anë të Bernardo Silvas dhe Akaydin (autogol).
Në pjesën e dytë, Portugalia shënoi edhe një gol tjetër me anë të Bruno Fernandesit, që mori një asist nga Ronaldo.
Me këtë fitore, Portugalia tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve dhe siguron raundin eliminim/direkt në Euro 2024.
Kurse Turqisë i mbetët ndeshja e fundit për ta përcaktuar fatin e saj. Kujtojmë që Turqia ka tri pikë, kurse ndeshjën e fundit e zhvillojnë ndaj Çekisë./Indeksonline/