8 ndryshime në formacion, mësoni si do të luajë Spanja ndaj Shqipërisë

453

Shqipëria do të luajë ndeshjen e jetës ndaj Spanjës, më 24 qershor në orën 21:00. Në stadiumin ‘Merkur-Spiel Arena’ të Dusseldorfit, kuqezinjtë sfidojnë iberikët për kualifikimin në fazën tjetër.

Spanja tashmë ka siguruar vendin e parë dhe trajneri De La Fuentes zbuloi se do të luajë me formacionin e dytë për të pushuar titullarët. Kjo përbën një lajm fantastik në njëfarë mënyrë për Shqipërinë e cila do të ketë përballë një ekip me më pak impenjim për të fituar.

Sipas mediave iberike, plot 8 ndryshime do të ketë në formacionin startues duke nisur që nga porta. David Raya i merr vendin Unai Simon, ndërsa në mbrojtje Jesus Navas, Nacho e Grimaldo lënë në stol Carcajal, Le Normand dhe Cucurrella.

Ylli i Manchester City, Rodri është i pezulluar me kartona dhe mungesa është e konfirmar që nga ndeshja me Italinë, kështu që Mikel Merino do të jetë dirigjenti i mesfushës e cila pëson edhe një ndryshim tjetër. Pedri ulet në stol për t’i lënë vendin një tjetër lojtari të Barcelonës, Fermin Lopez i cili është i konfirmuar si startues.

Njëjtë edhe Ferran Torres që do të jetë në sulm, së bashku me Moratan e Oyarzabal. Një balotazh për sulmin është mes kapitenit Morata dhe Dani Olmos me De La Fuenten që do të vendosë përfundimisht vetëm 1 orë para ndeshjes.

Formacioni i mundshëm:

Spanja (4-3-3) – Raya; Jesus Navas, Nacho, Laporte, Grimaldo; Fermin, Merino, Ruiz; Ferran, Morata (Olmo), Oyarzabal
Trajner: L. De La Fuente

newsport.al

Comments