Moti i Lig në Tetovë – Përmbytje të shtëpive dhe objekteve, kërkohet çkyçja e rrymës elektrike!

381

Shiu I rrëmbyeshëm në Tetovë kishte zgjatur 45 minuta, kurse sipas njoftimeve të para, janë përmbytur pjesë të qytetit, kurse qytetarët bëjnë thirrje për ndihmë.

Nga Njësia e Zjarrfikësve të Tetovës kanë kërkuar të çkyçet rryma në gjithë qytetin për shkak të rrezikut nga goditja e rrymës ngase janë përmbytur bodrume të shumë shtëpive dhe objekteve.

“Në numrin e urgjencës 112 kanë mbërritur shumë denoncime nga qytetarët për bodrume të përmbytura. Për momentin vendosen kontaktet me EVN-në” – kanë njoftuar nga QMK-ja. /tvklan.mk/

Comments