“Nga paraardhësi im”, Mickoski nuk e përmend emrin e Xhaferit pas pranim-dorëzimit të detyrës së kryeministrit

254

Kryeministri teknik, Talat Xhaferi sot ia dorëzoi detyrën kryeministrit të ri, Hristijan Mickoski, mirëpo ky i fundit pas ceremonisë, në shkrimin e tij në Facebook, Xhaferit iu referua si “paraardhësi im”, duke mos ia përmendur emrin, ndonëse shpërndau fotografi nga ceremonia, ky shihet Xhaferi.

Mickoski shkruan se si kryeministër do t’i respektojë parimet e transparencës, përgjegjësisë dhe përparimit.

“Vizioni im është drejtuar nga rritja ekonomike, kohezioni shoqëror dhe bashkëpunimi ndërkombëtar”, shkruan mes tjerash Mickoski./tv21.tv

Comments