Dyshohet se u vodhën armë në vlerë prej 150 mijë eurosh në një poligon në Gjakovë
Një vjedhje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mesnatën e së martes në Gjakovë.
Në një poligon të qitjes, disa persona kanë depërtuar me forcë dhe i kanë vjedhur disa armë.
Rasti është konfirmuar për Klankosova nga zëdhënësi rajonal i policisë Sheremet Elezaj.
“Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve”, tha Elezaj.