I riu nga Shkupi përrjeton tmerrin me sy: E kanë rrëmbyer dhe e kanë detyruar të vetëdigjet, mezi ka shpëtuar

1,167

Sot (04.07.2024) në orën 00:37, në SPB Shkup është raportuar nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri se ka ndodhur një zjarr në zonën industriale “Qojlija”. Pak më vonë, policët nga PK Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit raportuan se në objektin e tyre ka ardhur B.A. (24) nga Shkupi, me lëndime nga djegia, i cili tha se ishte ishte rrëmbyer nga disa persona dhe transportuar me forcë me një automjet nga lagjja Çento në zonën industriale “Qojlija”.

Sipas raportit, personat e kanë kërcënuar dhe e kanë detyruar të ndizte zjarr mbi veten, pas së cilës kanë ikur, ndërsa ai arriti të shuajë zjarrin, i cili gjithashtu kishte përfshirë një objekt ndihmës afër.

I lënduari B.A. është transportuar në Kompleksin Klinik “Nëna Terezë” për trajtim mjekësor. Një ekip hetimor nga SPB Shkup ka kryer inspektimin dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Comments