“Tre Luanët” çojnë në shtëpi shqiptarët e Zvicrës, kualifikohen në gjysmëfinale të Euro 2024
Kombëtarja e Anglisë është në gjysmëfinale të Euro 2024, pasi eliminoi Zvicrën pas penalltive.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me barazimin 1:1, shkruan Indeksonline
Të parin gol e shënoi Embolo për “Helvetikët” në stadiumin e Dusseldorfit.
Golin për 1:1 e shënoi sulmuesi i Arsenalit, Bukayo Saka në minutën e 80’të.
Në vazhdime nuk pati gola, kurse “Tre Luanët” fituan në penallti.
Kujtojmë që Anglia tani pret fituesin e ndeshjes, Holandë-Turqi për ta mësuar kundërshtarin e gjysmëfinales./Indeksonline/