Vr’asja në Tetovë, policia ndalon një person dhe shkon në fshatin Gajre për bastisje, ja detajet

436

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një person është ndaluar ndërsa janë kryer bastisje në tre lokacione në fshatin Gajre të Tetovës, në lidhje me vrasjen e 5 korrikut në rrugën “Shtipska” në Tetovë, ku jetën humbi 39-vjeçari R.T., shkruan TV21.

“Me urdhër të Gjykatës Themelore të Tetovës janë kryer bastisje në tri lokacione në fshatin Gajre, nga të cilat janë sekuestruar objekte që mund të jenë të dobishme për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa një person është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës, për bisedë informative”, thonë mes tjerash nga MPB.

Jozyrtarisht, dyshohet se vrasja e lidhet me rastin e para disa muajve të shkëmbimit të zjarrit para urgjencës në Tetovë, së cilës i parapriu një zënkë verbale përpara gjykatës së Tetovës. Gjatë kësaj përplasjeje me armë të 11 janarit 2024 mbetën të plagosur dy vëllezër nga fshati Gajre i Tetovës, njëri prej të cilëve ndërroi jetë nga plagët e marra. Përleshja me armë vazhdoi edhe pas katër muajsh, gjegjësisht më 11 prill, me çka në orët e mbrëmjes, me breshëri automatiku, u gjuajt në drejtim të një shtëpie në rrugën e “Ilinidenit”./tv21.tv

Comments