​29 vjet nga masakra e Srebrenicës

148

Sot, Bosnja e Hercegovina shënon 29-vjetorin e një nga ngjarjet më të errëta në historinë e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore: Gjenocidin në Srebrenicë. Më 11 korrik 1995, forcat serbe të Bosnjës kryenë një masakër të tmerrshme në enklavën e Srebrenicës, ku u vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Enklava e Srebrenicës ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara, por tragjedia që ndodhi atje tregoi dështimin e ndërkombëtarëve për të mbrojtur civilët. Udhëheqësi serb, Radovan Karadziq, lëshoi urdhër për pushtimin e Srebrenicës, dhe trupat serbe rrethuan qytetin, sulmuan paqeruajtësit holandezë dhe morën peng 30 prej tyre.

Në përpjekje për të ndaluar masakrën, forcat holandeze kërcënuan serbët me goditje ajrore të NATO-s. Avionët e NATO-s bombarduan tanket serbe jashtë Srebrenicës, por pas kësaj, komandanti serb, gjenerali Ratko Mlladiq, hyri në qytet.

Rreth 30 mijë refugjatë myslimanë u grumbulluan rreth bazës së paqeruajtësve holandezë në Potoçari, pasi forcat serbe morën nën kontroll zonën e sigurt. Më 23 maj, Asambleja Parlamentare e OKB-së miratoi një rezolutë që njeh gjenocidin në Srebrenicë. Në kujtim të viktimave, 11 korriku është shpallur zyrtarisht Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Comments