(VIDEO) Përroi i Shipkovicës mund të “tërbohet” sërish

232

Banorët e Shpikovicës akoma ndihen të rrezikuar nga pasojat që kanë lënë vërshimet e vitit të kaluar si dhe dëmeve të cilat nuk janë rregulluar ende. Muret e shkatërruara dhe gjysmë të rrënuara që ndodhen pranë rrugëve dhe përballë shtëpive të banuara rrezikojnë që t’u bien sipër shtëpive banorëve apo sipër koke ndonjë kalimtari të rastit nga çasti në çast. Banorët e revoltuar shprehen se, çdo herë kur ka të reshura shiu, ato tmerrohen nga frika se mos kaplohen sërish nga vërshimet. Sipas tyre, infrastruktura e këtij fshati është lënë në harresë nga autoritetet. Ndërkohë, siç shprehen ata, rreziku më i madh është nëse shpërthen përroi që ndodhet në maje të fshatit pasi nëse ajo ndodh, gjithë fshatin do ta marrë uji.

“Tani është më mirë, por përsëri ka pasur vërshime dhe njerëzit u frikësuan. Kështu. Ja shifeni! Unë banjo tek kjo shtëpi. Askush nuk merr masa, këtu kalojn fëmijë, mund të bjer muri dhe ti mbys dhe pastaj do të vijnë të vizitojnë por atëherë më mirë most ë vijnë”, deklaroi një banor i Shipkovicës.

“Sa i përket vërshimeve që kanë ndodhur duhet të mirren masa më të mëdhaja, të bëhen sigurime më të mëdhaja atje sipër ku gjithmonë shpërthen uji dhe plaset toka, përndryshe jemi në rrezik gjithmonë. Fatkeqësitë ndodhin, shpresojmë se do të merren masa më të mëdhaja”, tha një banor tjetër i këtij fshati.

Ata më tej kanë vazhduar se për problemet e tyre janë ankuar vazhdimisht tek autoritetet megjithatë deri më tani nuk janë ndërmarrë masa serioze për zgjidhjen e tyre.

“Jemi ankuar që kur ka qenë Hazbi Lika në Qeveri deri sot, askush nuk merr masa”, tha banori për TV Shenja.

“Rruga atje te Përroi i Madh, siç i themi neve, që ka pasur probleme edhe këtë herë, para tre javëve, akoma po bie, akoma nuk sigurohet, nuk punon askush nuk i intereson askujt. Populli nuk di ku të drejtohet, nuk di se me kë të bisedoj. Gjendja e Qeverisë, siç e dini edhe vetë, gjithmonë përkeqësohet”, shtoi banori tjetër i Shipkovicës.

Banorët kanë alarmuar se nëse nuk ndërmerren masa urgjente për sigurinë e infrastrukturës fshati mund të përfshihet sërish nga ndonjë fatkeqësi e radhës.

Comments