Gjuha shqipe bëhet kurban për hir të pushtetit!

995

Java e parë e tetorit do të jetë sfida e parë e qeverisë së koalicionit dhe e vlenistëve kur do të përballen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një ndeshtrash dhe surprizë e pakëndshme për shqiptarët, ashtu siç e paralajmëroi edhe premieri Micko, se ligji për gjuhët e pakicave (ku përfshihet edhe gjuha shqipe) do mund të shfuqizohet si i papërputhshëm me kushtetutën.

Reagimi i Gjykatës Kushtetuese si korrigjues i ligjeve dhe përputhshmërisë së tyre me kushtetutën pas ardhjes së komitëve në pushtet për një ligj të miratuar para disa viteve këtë kohë, është treguesi më i qartë se kjo Gjykatë është e kapur dhe e nxitur nga qarqe shoviniste brenda komitëve, që paralajmëron se mund ta shfuqizojë ligjin për bashkësitë etnike se nuk qënka i papërputhshëm me kushtetutën e “drzhavës”!

Cili është qëndrimi i partnerit qeveritar dhe i dallkaukëve me emrin VLEN, në lidhje me shfuqizimin e ligjit për gjuhët e pakicave, kur ata me të madhe kanë shpërpallur lajmin e madh për “Ndryshim” dhe vërtet këto situata duken ndryshim por jo për progres dhe mbarësi por regres dhe përkeqësim, cënim dhe shajtim të interesave kombëtare te shqiptarëve.

Për hir të pushtetit lepurushët e VLEN-it duket se do ta “hanë turpin me lugë” edhe kur Gjykata si rregullatore e ligjeve të “dërzhavës Severna” do ta shfuqizojë ligjin për gjuhët e pakicave siç bëri me ngrirjen e balancuesit, ata do heshtin në emër të “Ndryshimit” se gjoja po vjen.

A është ky “Ndryshimi” për shqiptarët me heqjen e balancuesit dhe të gjuhës së bashkësive etnike ku bën pjesë edhe gjuha shqipe, që vlenistët u zotuan se do ta sjellin?
A meritojnë shqiptarët përdhosjen e radhës nga pushteti i ri më pjesëmarrjen e një subjekti të ri në bordelon qeveritare si VLEN-i që janë rreshtuar tashmë si ushtarë të bindur të despotit Micko?

Koha do të jetë gjykuesi më i drejtë ndaj kompromisaxhinjve dhe pseudopatriotëve që për hir të pushtetit bënë kurban gjuhën shqipe dhe interesat kombëtare.

Medai Shaholli

Comments