Sveçla thotë se Kosova “s’është plotësisht sovrane”: KFOR-i na ndaloi helikopterin privat për bartjen e Pantiç-it

239

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se ish-komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, kishte bllokuar një helikopter të marrë me qira nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), me qëllim transportin e ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq. Pantiq ishte arrestuar në pikën kufitare Jarinje më 10 dhjetor 2022.

Në një intervistë për “Kallxo.com”, Sveçla ka dhënë detaje për incidentin në përgjigje të pyetjes për mungesën e helikopterëve dhe planet e mundshme për t’i blerë. Ai shpjegoi se ndërsa ka plane për blerjen e helikopterëve, KFOR-i duhet së pari të japë leje.

“E kemi një problem, hapësirën ajrore e kontrollon KFOR-i. Ne nuk jemi plotësisht sovranë”, pohoi ai.

Ai shtoi se ish-komandanti i KFOR-it nuk ua lejoi bartjen e Pantiçit nga Jarninja në burgun e Mitrovicës.

“Ristuccia ma ka ndalë helikopterin privat me marrë Pantiçin nga Jarninja me dërgu në burgun e Mitrovicës, që e kena marrë na me qira si Ministri e Punëve të Brendshme”, deklaroi Sveçla

Comments