Limaj: Keqqeverisja e Kurtit do të ketë pasoja deri në 100 vjetët e ardhshme

110

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se keqqeverisja e Albin Kurtit do të ketë pasoja të rënda në 100 vitet e ardhshme. Limaj ka thënë se shkak i kësaj situate janë vendimet në veri të vendit, ndërsa i quan vendime populiste.

“Keqmenaxhimi, mosqeverisja, njerëzit e paaftë, mos zhvillimi ekonomik, dhe këto kanë pasoja por vjen dikush nesër dhe i përmirëson, dhe me politikat që është duke i bërë qeveria në veri janë politika që neve do të na kushtojnë me qindra vjet, kemi me jetu me ato vendime të këqija të kësaj qeverie me 100 vjet dhe nuk mundet nesër dikush me i ndryshu, dhe mendoj që ko qeveri dështimin më të madh e ka veriun”, ka thënë fillimisht Limaj.

“Këto janë politika populliste dhe gjithçka që ka ndodhë në këtë qeveri është politika populliste, është një mendim i përgjithshëm edhe ata që e kanë mbështetur këtë qeveri dhe ata që kanë pasur rezerva ndaj kësaj qeverie është një mendim i përgjithshëm që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha planet e brendshme të qeverisjes edhe planin ekonomik edhe atë shëndetësore edhe në arsimor në të gjitha drejtimet brenda për brenda Kosovës është një dështim total i kësaj qeverisje, nuk ka arritur të bëjë një projekt një reformë, kështu është mendimi i përgjithshëm dhe kur vjen puna te veriu ka të tillë që thonë këndej ka dështuar me të gjitha por tek veriu është mirë, unë mendoj ndryshe se dështimi më i madh i kësaj qeverie është sjellja e saj në drejtim të veriut dhe dëmin më të madh që e ka shkaktuar Kosovës është pikërisht mënyra se si i është qasur veriut dhe çekun më të madh që e kanë paguar Kosova edhe paguan sot, është pikërisht me sjelljen e saj në veri”, u shpreh Limaj për EO.

Comments