Nga Amerika në Gjermani, presidentja niset për një takim “big”

99

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për një vizitë pune në Gjermani. Gjatë kësaj vizite do të ketë një takim pune me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter- Steinmeier.

Gjithashtu, presidentja Osmani do të realizojë takime të ndara me ministra e deputetë gjermanë.

Presidentja Osmani do të jetë folëse në sesionin: Dialogu i liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue me ç’rast do të diskutojë në temën: “Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”.

Në kuadër të kësaj vizite, presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe në ceremoninë hapëse të Festivalit Shqiptar të Gastronomisë në Berlin me ç’rast do të mbajë një fjalim para pjesëmarrësve.

Ndryshe, presidentja Osmani vizitën zyrtare bilaterale në Gjermani me ftesë të presidentit Steinemier e ka realizuar në shtator të vitit 2021 ku është pritur me nderime ushtarake. Pas vizitës zyrtare bilaterale, ajo gjatë kësaj periudhe trevjeçare ka pasur edhe një sërë takimesh pune e telefonata me presidentin Steinmeier, i cili është përkrahës i fuqishëm i të ardhmes euroatlantike të vendit tonë

Comments