Vetëvendosjes i thyhet edhe një krah, krijohet “Lista për familjen”

87

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit do të jetë më e tkurrur që nga sot. Kjo pasi që dy deputetët e saj, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica kanë braktisur partinë në pushtet, duke krijuar një listë e cila do të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në një prononcim para mediave, Eman Rrahmani ka kritikuar qeverinë për koeficientin e pagave dhe për nepotizëm.

Rrahmani ka falënderuar për bashkëpunim të gjithë deputetët e Vetëvendosjes.

“Lista për familjën është koalicion mbipartiak. Mbi të gjitha është koalicion për familjen”, ka thënë Rrahmani para mediave.

Pjesë e listës do të jetë edhe AKR-ja me në krye Behgjet Pacolli dhe Partia e Drejtësisë me në krye Ferid Aganin./Indeksonline/

Comments