Fronti: Si u hoq nga lista e ndalesave gazi rus, dhe si u përzgjodh kompania Lukoil e njeriut të afërt me Putinin?

102

Fronti Evropian kërkon që Qeveria të tregon se si u bë që Elektrofurnizuesi i Maqedonisë të heq nga lista e ndalesave gazin natyror rus dhe të furnizohet me gaz rus nga njeriu i afërt i presidentit rus, Vladimir Putin, drejtori gjeneral i kompanisë Lukoil në Bullgari, shkruan Alsat.

Arbana Pasholli nga Fronti Evropian kërkoi që Qeveria të shpjegon se në çfarë mënyrë u zbatua prokurimi publik për zgjedhjen e kësaj kompanie.

“ESM fshiu kriterin që gazi natyror të mos jetë nga Federata Ruse që është në kundërshtim me përcaktimet strategjike të vendit. Që të jetë skandali edhe më i madh, kanë zgjedhur për furnizues kompaninë e njeriu të parë të Lukoil në Bullgari i cili njihet si njeriu më i afër rus në Bullgari. Parashtrohet pyetja çka e lidhë Qeverinë me njeriun më të afërt rus në Bullgari. A është po i njëjti person që akuzohet nga partnerët tanë strategjik për kumbara i Rusisë në shtetin tonë fqinj”, tha Arbana Pasholli, Deputete e Frontit Evropian./ Alsat.mk

Comments