Jasir Asani i pandalshëm, shënon tjetër gol të bukur në Superligën e Koresë

100

Jasir Asani po vazhdon me formë fantastike në Superligën e Koresë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, sot ka shënuar përsëri për skuadrën e Gwangju FC, në fitoren 3-1 ndaj Seulit, shkruan IndeksOnline.

Asani shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij, në minutën e 90+8.

Ky ishte goli i tretë në kampionat, për 29-vjeçarin nga Shkupi, derisa ka shënuar edhe katër gola të tjerë në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Forma e tij e mir është një forcë shtesë për kombëtaren e Shqipërisë, para ndeshjeve të tetorit kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë./IndeksOnline/

Comments