“Mos prisni që të sillem si gjykatës dhe të sjell një vendim” – Arben Taravari për rastin e vdekjes së vajzës 14-muajshe

71

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një paraqitje para mediave para se të mbahet aktiviteti partiak i ASh-së, është pyetur edhe për rastin e vdekjes së vajzës 14-muajshe në Klinikën e Fëmijëve, transmeton TV21.

Taravari konfirmoi se vajza edhe pse është dërguar disa herë nga prindërit në Spital, është kthyer në shtëpi, por në deklaratën në gjuhën maqedonase tha se nuk dihet nëse kjo është bërë nga padija apo për qëllime tjera të doktorëve.

Ai disa herë përsëriti se është duke pritur konstatimet e komisionit të formuar për hetimin e këtij rasti, duke shtuar “se mos presim që ai të sillet sot si gjykatës”.

“Fatkeqësisht dje ka pasur një rast tragjik. Kjo mund të pritet nga një sistem i degjeneruar. Unë shpreh ngushëllime ndaj familjes dhe ndaj gjithë atyre që me trishtim e kanë pranuar këtë lajm. E di se ne si Ministri e Shëndetësisë, edhe unë si ministër i Shëndetësisë, edhe ditën e djeshme dhe sot në detaje jam informuar rreth gjithë asaj çfarë ka ndodhur dhe patjetër të ketë përgjegjësi. Mos pritni prej meje që sot të sillem si gjykatës dhe të sjell një vendim, sepse më duhen detaje, duhet që organet kompetente të konstatojnë që nëse ka pasur gabim mjekësor dhe pas asaj lënda të kalojë në Gjykatë dhe atje të sillet vendimi definitiv për më tutje.
Po është kthyer foshnja. Për detaje të mëtutjeshme më lejoni që komisioni t’i konstatojë…”, tha Taravari.

Comments