Kurti njofton se po blihen objekte të ambasadave në këto pesë shtete

95

Kryeministri njoftoi se janë në proces të blerjes së objekteve të ambasadave në pesë shtete.

Albin Kurti tha në mbledhjen e sotme të Qeverisë se po blihen edhe objektet e ambasadave në Itali, Turqi, Francë, Gjermani e Kanada.

“Dje përuruam objektin e ri të Konsullatës tonë në Strasburg, që tashmë është pronë e shtetit dhe shtëpi e përhershme e Republikë sonë”, njoftoi fillimisht Kurti. “Pra, po vazhdojmë me blerjen e objektve të ambasadave tona në shtetet kyçe për shërbimin tonë diplomatik”, shtoi ai.

“Pas blerjes së objektit të Ambasadës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Mbretërinë e Bashkuar, në Kroaci, Senegal dhe tash në Strasburg të Francës, në proces të blerjes janë objektet e ambasadave në Itali, Turqi, Francë, Gjermani dhe Kanada”, tha Kurti.

Comments