Frashër Krasniqi i zë pritën Dejona Mihalit, i bën shumë pyetje (Pamje)

103

Koordinatorja e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, është ballafaquar sot me pyetje nga aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, për implikimin e saj në komunikimet me Nagip Krasniqin.

“Qysh po të ec me drejtimin e shtetit të Kosovës?”, e ka pyetur Krasniqi, Mihalin.

Ajo ka refuzuar t’i komentonte pyetjet dhe konstatimet e Krasniqit.

Mihali, siç tregon video-incizimi, derisa u përball me pyetjet e Krasniqit po ecte në këmbë në afërsi të objektit të Ministrisë së Arsimit në Prishtinë.

Comments