Vidhen 3 vetura: Dy në Ferizaj e një në Kaçanik
Dy raste të vjedhjes janë raportuar dje në rajonin e Ferizajt.
Në orët e para të mëngjesit, hajnat në Ferizaj depërtuan në një shtëpi, shkruan IndeksOnline.
Pronari i shtëpisë raportoi në polici se dy persona të maskuar kanë demoluar shtëpinë, si edhe kanë vjedhur dy automjete me targa vendi.
“Të dyshuarit me veturat e vjedhura janë larguar në drejtim të panjohur; rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një veturë është vjedhur edhe në Kaçanik.
Rreth orës 20:30, një ankues raportoi në polici se vetura i është vjedhur nga garazhi.
Njësitet relevante janë duke hetuar rastin./IndeksOnline/