LDK’ja godet me një transfer të “fortë” para zgjedhjeve, e merr Lumbardhin e Big Brother

86

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se në këtë subjekt politik është anëtarësuar Lumbardh Salihu, fituesi i edicionit të kaluar të Big Brother VIP Kosova 2.

Për anëtarësimin e tij ka njoftuar kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, përmes një videoje në ‘Facebook’. Në video ai ka mbishkruar se Lumbarhhi e do shumë të ardhmen e vendit, shkruan Insajderi.

“Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother. Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë. Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë Lumbardh”, thuhet në postimin e Abdixhikut.

“Prej sot jam pjesë e LDK-së. Unë mendoj që dashnia e parë e secilit shqiptar, dorën në zemër, është LDK-ja”, ka thënë Lumbardhi në video.

“Këtu nuk është Big Brother. Këtu kemi punë shumë më të mëdha dhe ma serioze. Jam shumë i lumtur që po bëhesh pjesë e familjes sonë politike”, i ka thënë Abdixhiku përgjatë videos.

Kujtojmë se babai i Lumbardhit, Salih Salihu, ishte deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. /Insajderi.org/

Comments