Kadrija: Albin tu kanë lig edhe burrat edhe gratë

89

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrija tha se kryeministri Albin Kurti nuk po guxon të ballafaqohet me realitetin. Ajo tha se Kurtit “i janë ligur edhe burrat edhe gratë”’, teksa shtoi se nuk dihet se në “cilën vrimë të miut është futur”.

Në seancë të jashtëzakonshme ku po mbahet debat parlamentar për “skandalet dhe keq menaxhimi në Korporatën Energjetike të Kosovës”, Kadrija se Qeveria Kurti do të mbahet mend për rikthimin e krizës energjetike.

Deputetja Kadrija teksa kujtoi shprehjen ‘hajnat në burg” tha se burgu i Dyzit nuk do të ketë kapacitetet për t’i zënë “hajnat e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Comments