Mori fundi problemi i mbeturinave inerte në Tetovë/ Kasami: Tetova çdo ditë më e pastër

108

Një problem shumë vjeçarë në Tetovë, sot mori fund. Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përfundimisht zgjodhi problemin me mbeturinat inerete që deri tani ka qenë një nga problemet e komunës së Tetovës. Sipas Kasamit bashkë me kompaninë Saubermacher i dhanë fund këtij problemi.

“Sot lëshuam në përdorim pikën grumbulluese për mbeturinat inerte dhe të tjera në një hapësirë prej rreth 2000 m2. Në këtë qendër grumbulluese do të mund të deponohen mbeturina voluminoze/gabarite, mbeturina plastike, mbeturina të letrës/kartonit, mbeturina metalike dhe të gjitha llojet tjera të mbeturinave. Kjo qendër do të menaxhohet nga kompania Saubermacher dhe me këtë kemi zgjidhur një ndër problemet kyçe të qytetit. Ne që në fillim jemi përkushtuar për një qytet të pastër dhe pa mbeturina dhe në këtë drejtim jemi duke punuar pa ndërprerë dhe kjo falë edhe bashkëpunimit të qytetarëve” u shpreh Kasami

Nga ana tjetër, në Tetovë vazhdon të ketë inspektor për të mbrojtur hudhjen e mbeturinave afër kontunjerëve. Inspektorët vahzdimisht fotografojnë dhe më pas bëhen publike veturat dhe personat që hedhin mbeturina të ndryshme inerte.

Comments