Pamje TRONDITËSE në Tiranë, djali tërheq ZVARRË nënën: Çohu moj gore…

236

Një rast tronditës dhune në familje ka ndodhur në Zall-Dajt, Tiranë, ku një i ri akuzohet për abuzim të vazhdueshëm ndaj nënës së tij.

Alban Mansaku, banor i zonës, është raportuar se ushtron dhunë sistematike ndaj nënës së tij, Razie Mansaku.

Në videon e siguruar e publikuar nga joq, ai duket teksa e tërheq zvarrë dhe përdorur gjuhë fyese e ofenduese ndaj saj.

Joq shkruan se i riu është në gjendje të rënduar nga alkooli dhe droga, çka ka kontribuar në përkeqësimin e sjelljes së tij agresive ndaj nënës.

Banorët e zonës janë të shqetësuar për sigurinë e gruas, ndërsa abuzimi raportohet të ketë ndodhur në mënyrë të përsëritur ndërsa në videon e siguruar për redaksinë tonë është fiksuar vetëm një fragment i vogël i dhunës që biri ushtron ndaj nënës së moshuar.

Comments