Kasami: Pasojat nga regjistrimi i fundit do t’i ndjejnë komunat shqiptare, do të kenë më pakë mjete financiare

71

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot para mediave foli për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren dhe uljen e numrit të këshilltarëve nëpër komuna.

“Informatat të cilat i kamë projekti i rrugës është në fazën e përgatitjes së tenderimit të tunelit, i cili duhet të jetë projekt i përbashkët për shkak se është në zonën kufitare. Pjesa tjetër e infrastrukturës nga pjesa e Kosovës duhet të realizohet nga pala kosovare, ndërsa për pjesën tonë duhet të realizohet nga Maqedonia e Veriut.
Në këtë drejtim unë jam i interesuar dhe kam shprehur gatishmërinë që të sigurojmë edhe mjete i financiare”, tha Kasami.
Kasami tha se po punojmë edhe me ndërkombëtarët që të sigurojmë fonde për këtë projekt.

Në lidhje me uljen e numrit të këshilltarëve në Komunën e Tetovës, Kasami tha se gabimet e qeverisë së kaluar të BDI-së po i ndjejmë tani.

“Deri sa ishim nën BDI nuk i ndjenim pasojat e keq qeverisjes së tyre. Tani kur qytetarët janë liruar nga ajo situatë tani po i ndjejmë pasojat e keq menaxhimit. Në regjistrimin e fundit BDI i gënjeu qytetarët se të gjithë të regjistruarit do të regjistrohen si rezidentë. Kur mbaroi regjistrimi ato heshtën dhe nuk dolën të sqarojnë se pse 200 mijë shqiptarë të regjistruar nuk janë rezidentë dhe nuk paraqiten në evidencën e RMV-së konform ligjeve.

Nuk bëhet fjalë vetëm për uljen e këshilltarëve, sepse komunat do të funksionojnë edhe me më pak këshilltarë, por problemi do të jetë te financimi i komunave”, tha Kasami.

Kasami tha se vendimi i qeverisë për këto ndryshime është vetëm zbatimi i ligjit.

Comments