E trishtë: Ndërron jetë nxënësi kosovar

163

Ka ndërruar jetë nxënësi me sjellje shembullore, Mal Çavdarbasha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Me dhimbje të thellë e keqardhje morrëm lajmin e largimit nga kjo jetë e nxënësit të shkëlqyer e me sjellje shembullore, Mal Çavdarbasha.

Ndajmë dhimbjen me familjen, me shokët e shoqet e shkollës së Malit, ‘Ismail Qemajli’; e veçanërisht nënën e Malit, arsimtaren Arjeta Cavdarbasha.

Kryeqyteti nesër do të jetë në zi, derisa bashkë do të përcjellim Malin për në shtëpinë e përhershme në Arbëri- Prishtinë, në ora 15.30. Të qoftë i lehtë dheu, Mal!”, thuhet në njoftim.

Comments