Sulmohet fizikisht Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri

68

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht sot në Qendrën e Zejtarëve, merr vesh Gazeta Express.

Rasti ende nuk është konfirmuar nga Policia e Kosovës. I kontaktuar nga Gazeta Express, Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, tha se nuk është njoftuar ende nga prokurori kujdestar për diçka të tillë.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë edhe me Muhaxherin, por i njëjti se ka hapur telefonin.

Comments