Muhaxheri shfaqet pas sulmit në Pejë: Jam shëndosh e mirë

91

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht sot rreth orës 08:50, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë.

Muhaxheri, ka reagur për herë të parë pas sulmit, duke ndarë një fotografi në facebook me disa miqë, ku shprehet se është shëndosh e mirë.

“I rrethuar mes miqëve.

Pas sulmit te befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falenderoj të gjithëve për interesimin”, ka shkruar Muhaxheri.

Muhaxheri u godit në kokë dhe këmbë nga dy të dyshuar, arrestimin e të cilëve e konfirmoi edhe drejtoria rajonale e policisë në Pejë.

Comments