Traktori ndahet përgjysmë – aksident i rëndë në Tetovë – Jazhincë

209

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, afër fshatit Kllogjë, transmeton TV21.

Nga pamjet e siguruara, shihet se si një traktor është ndarë përgjysmë pasi i njëjti është përplasur me një veturë.

Në vendin e ngjarjes është parë edhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ndërkaq jozyrtarisht thuhet se janë lënduar katër persona./TV21

Comments