Sot më nxehtë se dje – temperatura deri në 25 gradë Celsius

67

Moti sot në mëngjes në disa lugina dhe lugina lumenjsh është me mjegull. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 19 deri në 25 gradë.

Në Shkup me diell me vranësira të vogla dhe me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.

Comments