Arsenali dhe Liverpooli ndajnë pikët,City bëhet lider i Premier League

54

Skuadra e Arsenalit dhe ajo e Liverpoolit e kanë mbyllur ndeshjen me barazim 2:2, e vlefshme për javën e 9-të në Premier League.

Në pjesën e parë “Topçinjtë” e mbyllen me epërsi me rezultatin 2:1 me golat e shënuara nga: Bukayo Saka dhe Mikel Merino, shkruan Indeksonline

Të vemtin në 45 minutat e para për “The Reds” e shënoi Van Dijk.

Në pjesën e dytë, Liverpooli kërkoi me çdo kusht golin e barazimit dhe këtë e arriti falë një asisti të bukur nga Darëin Nunez dhe golit të Momo Salah.

Me nga një pikë, Arsenali shkon në kuotën e 18 pikëve në pozitën e 3-të, kurse Liverpooli në pozitën e 2-të me 22 pikë – duke lënë kështu Manchester Cityn të bëhet lider i Premier League me 23 pikë./Indeksonline/

Comments